Basha rezervohet për ankesën e Listës Serbe, ndërhyn Haxhiu: Kuvendi është konstituar, kjo është e rëndësishme

nga D. V.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha por edhe nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk kanë dashur të deklarohen shumë rreth ankesës së Listës Serbe në Gjykatë Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Basha tha se të gjithë kanë të drejtën e ankesë, por që sipas tij për këtë temë nuk mund të flitet pasi ai po merr pjesë në ngjarjen kundër kancerit të gjirit.

“Jemi vec për një kauzë tjetër, nuk është fer me i adresu çështje tjera kur jemi për kancerin e gjirit. Kanë të drejtë me u anku krejt në Gjykaë Kushtetuese”, tha ai.

Ndërsa pati ndërhyrje nga nënkryetarja Haxhiu, duke u lavderuar në atë se e rëndësishme është që është konstituar Kuvendi.

“Kuvendi është konstituar kjo është e rëndësishme presim votimin e qeverisë”, tha ajo.

Basha është pyetur edhe për koalicionin e Vetëvendojses që arriti me LDK-në në Vushtrri, e për çka tha se për këtë duhet të pyetet Kurti.

“Për atë flasin subjektet politike, nuk flas unë. Mundeni me u drejtu në Vushtrri edhe te kryeministri”, tha shkurt Basha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More