Kryeministri Edi Rama ndodhet në Arabinë Saudite, në një takim me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud në Pallatin Mbretëror.
Siç ka njoftuar edhe me një postim në Facebok, kryeministri ka diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimeve mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm.
“Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm”, ka shkruar Rama.
https://www.facebook.com/share/p/16r3qpgVjF
