Më 08.09.2025 në orën 12:00 në fshatin Dobërdoll i Gostivarit, nëpunës policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria 38-
vjeçaren S.J. nga Gostivari. Gjatë bastisjes në një objekt dhe ambiente ndihmëse në fshatin Dobërdoll, të cilat i përdor, të kryer
me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan dy pako më të mëdha dhe një pako më e vogël me marihuanë.
Gjithashtu më 08.09.2025 në orën 18:00, me urdhër gjykate, është kryer bastisje në banesën dhe ambiente të tjera të personit
S.Sh.(42) nga Gostivari. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 34 pako me marihuanë. S.J. është mbajt në stacion policor, ndërsa po ndërmerren masa për gjetjen e personit S.Sh. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të përgaditen kallëzime përkatëse.
Bastisje në banesa të dy personave në Gostivar dhe rrethinë, u gjet drogë, do të ketë kallëzim penal
161