Bayern Munich dhe Man Utd nuk i ndahen yllit të Barcelonës

nga D V

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong mund të jetë në lëvizje këtë verë, pasi janë bllokuar bisedimet për rinovimin e kontratës.

Sipas mediumit Fichajes, mesfushorit holandez i është ofruar një marrëveshje e re që përfshin ulje rroge. Megjithatë, ai ende nuk ka rënë dakord me kushtet.

Mes kësaj pasigurie të tillë, Manchester United dhe Bayern Munichu kanë shfaqur interes për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit.

Kontrata aktuale e De Jong me Barcelonën është caktuar deri në vitin 2026 dhe çmimi i tij ka rënë ndjeshëm.

Këtë sezon, De Jong ka luajtur në 19 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More