BDI në Tetovë, Rexhepi: Fitore e madhe më 19 tetor

nga Redaksia

Tetovë, 23 shtator – Struktura politike dhe personalitete të larta kanë qëndruar sot në Selinë e BDI-së në Tetovë, ndërkaq kanë takuar edhe kandidatin e AKI-t për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi.

Të pranishëm kanë qenë një numër i madh i njerëzve me ndikim, ndërkaq kjo dha mesazhin se BDI në Tetovë po merr mbështetje të madhe si asnjëherë më parë.

Për këtë, Rexhepi vlerëson se kontributi i tyre është i domosdoshëm për fitoren e madhe më 19 tetor.

“Takim me struktura politike dhe personalitete që kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm në institucione dhe në Bashkimin Demokratik për Integrim.

BDI është struktura më e fortë dhe më e organizuar politike e shqiptarëve në vend. Kontributi i secilit është i domosdoshëm për fitoren e madhe të 19 Tetorit, me të cilën do ta kthejmë dinjitetin e humbur të Tetovës dhe tetovarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More