BE përshëndet zhvillimin konkurrues të zgjedhjeve lokale

nga Xh M

Bruksel, 24 tetor – Bashkimi Evropian ka përshëndetur faktin që zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin konkurruese dhe se liritë themelore u respektuan në masë të madhe, edhe pse ato u mbajtën në një ambient politik të lartë të polarizuar dhe me disa mangësi procedurale, ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Evropian për Zgjerim – Guillaume Mercier.

“BE-ja i vëren konstatimet dhe përfundimet paraprake të misionit ndërkombëtar vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, të mbajtura më 19 tetor 2025,” theksoi Mercier.

Sipas tij, BE-ja e inkurajon vendin që t’i adresojë të gjitha rekomandimet e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), përfshirë edhe ato që lidhen me ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More