Bebe Rexha përformon në një dasmë, në Kroaci

nga Xh M

Këngëtarja shqiptare me famë botëore, Bebe Rexha, ishte mysafire në një dasmë në Kroaci.

Bebe po kalon pushimet në bregdetin kroat, teksa në agjendën e saj ishte edhe pjesëmarrja në një dasmë, për të kënduar.

Ajo interpretoi disa nga hitet e saj, përfshirë dhe këngën “In the name of love”.

“Këndova në një dasmë të mrekullueshme në Kroaci. Urime çiftit të mrekullueshëm. Për të gjithë të tjerët, ju lutem mos ngurroni të më ftoni në cilëndo nga dasmat tuaja” shkroi ajo në postimin e saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More