Bedri Hamza: Puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë, 50% do t’i rris pagat në sektorin publik

nga D V

Bedri Hamza e ka nisur ditën me një video, ku një arsimtar shpreh frikën e tij, që pa marrë parasysh sa shumë punon, nuk do të mund ta mbajë familjen dhe të sigurojë jetesë të mirë për fëmijët e tij, raporton Ekonomia Online.

“Pagat janë të ulëta e shpenzimet vazhdimisht po rriten. Është brengë konstante që e kam”, thotë arsimtari.

Ndërkaq, Bedri Hamza premton se pagat e të gjithë punëtorëve në sektorin publik do të rriten për 50% dhe puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë.

Ai thotë se shumë qytetarë, punëtorë të zellshëm, janë prekur nga rritja e çmimeve dhe mezi ia dalin ta kalojnë muajin me pagat që marrin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More