Shkup, 9 shtator – Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali së bashku me kandidatin për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti kanë vizutuar pishinën e vjetër në Çair ku do të ndërtohet një kompleks modern me salla sportive.
“Çairi me investime historike!
Së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, Izet Mexhiti, sot vizituam kompleksin e braktisur, pishinën e vjetër në Çair, ku do të ndërtohet një kompleks modern me salla sportive.
Ky projekt do të realizohet përmes partneritetit publiko-privat”, ka shkruar Sali.