Kërçovë, 11 tetor – Berberët në Kërçovë kanë rritur çmimin e qethjes dhe rruajtjes. Një e qethur është bërë 250 ose 300 denarë – varësisht çfarë kërkon, ndërsa një e rruar 200 denarë.
Këtë vendim, berberët e këtij qyteti e sollën pas një mbledhjeje që mbajtën së bashku.
Nuk duan të flasin para kamerës, por dukshëm që rritja e çdo çmimi tjetër, i ka sjellë në këtë vendim.
Qytetarët e arsyetojnë shtrenjtimin.
“Pak është deri në 500 denarë duhet të behet, unë kam punuar 30 vite në hoteleri edhe ajo do të thotë shumë se duhet të jesh i rregulluar, para i rregulluar pastaj tjerat”.
“Bazuar në harxhimet edhe ata i rrisin çmimet. Për standardin tonë është shumë por krahasuar me çmimet tjera mendoj se është ok”.
“Është normale, nuk është një shumë e lartë”.
Dikush fajin e sheh te autoritetet publike.
“Le të vijnë të më shohin, për çfarë marrin rroga të pa edukatë, këta harama na hëngrën të gjallë le të vijnë ata të më pyesin dhe unë do t’ju tregoj”.
Vendimi i përbashkët i berberëve të Kërçovës për rritjen e çmimeve nis të zbatohet nga e hëna.