Berisha pas fitores në Shkup: Faleminderit qytetarëve për besimin!

nga D. V.

Shkup, 22 tetor – Koalicioni VLEN ka shpallur fitoren në zgjedhjet për Këshillin e Qytetit të Shkupit, duke e cilësuar rezultatin si një fitore historike. Bartësi i listës së VLEN-it, Zekerija Berisha, ka bërë të ditur emrat e gjashtë këshilltarëve që do ta përfaqësojnë këtë subjekt politik në institucionin më të lartë qytetar të kryeqytetit.

“Fitorja është e jona! Këto jemi këshilltarët e VLEN-it që do ta përfaqësojmë zërin e qytetarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Falënderim i madh për secilin votues që na dha besimin për këtë fitore historike”, ka shkruar Berisha në një postim në rrjetet sociale.

Këta janë gjashtë këshilltarët e zgjedhur nga radhët e VLEN-it:

Zekerija Berisha

Ardian Limani

Rejhane Ramadani

Astrit Iljazi

Binasa Çilafi

Sanije Duraku

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More