Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

nga D V

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e një urdhër-arresti për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilin e ka vlerësuar si të egër dhe të turpshëm.

Duke komentuar vendimin e Gjykatës, lideri amerikan tha se nuk mund të barazohen kryeministri izraelit dhe Hamasi.

“Më lejoni të jem i qartë edhe një herë: çfarëdo që të nënkuptojë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nuk ka asnjë ekuivalencë, asnjë, midis Izraelit dhe Hamasit. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”, tha ai, shkruan euronews.

Kujtojmë se Gjykata Penale e Drejtësisë mori vendim të enjten për të lëshuar një urdhër arresti për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes të këtij vendi, Yoav Gallant.

Theksojmë se Gjykata ka lëshuar urdhër-arrest edhe për një zyrtar të Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim al Masri.

Ndryshe, Netanyahu dhe liderë të tjerë izraelitë e kanë dënuar urdhrin e kryeprokurorit Karim Khan, duke iu referuar si i turpshëm dhe antisemitik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More