Bilall Kasami: Malësia e Sharrit mbetet prioritet i yni

nga D. V.

Shkup, 15 shtator – Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, njëherit edhe kandidat për një mandat, së bashku me ministrin Besar Durmishi, bartësin e listës Albi Qamili dhe drejtorin e Parkut Nacional “Mali Sharr” Evzal Elmazi, vizituan fshatrat Brodec dhe Bozovcë, ku u takuan me banorët dhe diskutuan për sfidat e përditshme me të cilat ata përballen.

Kasami theksoi se investimet e deritanishme në Malësinë e Sharrit kanë sjellë ndryshime të dukshme për jetën e qytetarëve, por puna nuk do të ndalet me kaq. Ai premtoi se kjo zonë do të mbetet në qendër të programit edhe për mandatin e ardhshëm, duke nënvizuar potencialin e jashtëzakonshëm të Malësisë për zhvillim dhe rëndësinë që ka për Tetovën dhe më gjerë.

“Malësia e Sharrit ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë prioriteti ynë!

“Vizituam Brodecin dhe Bozovcën. Atje u takuam me banorët e këtyre fshatrave, dëgjuam shqetësimet e tyre dhe biseduam hapur për sfidat me të cilat përballen çdo ditë. Investimet dhe punët që kemi realizuar gjatë këtij mandati në fshatrat e malësisë janë të dukshme dhe kanë sjellë ndryshime konkrete për jetën e qytetarëve. Por puna jonë nuk ndalet këtu. Në programin tonë për mandatin e ardhshëm, Malësia e Sharrit do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes sonë. Potenciali i kësaj zone është i jashtëzakonshëm dhe ne jemi të vendosur ta zhvillojmë edhe më tej, për t’i dhënë Malësisë vendin që meriton”, deklaroi Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More