Blerant Ramadani: Do të mbështesim fuqishëm ambasadorët tanë kulturorë

nga D. V.

Shkup, 23 shtator – Kandidati i AKI-së për Sarajin, Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual dhe bartësin e listës, Iljas Veseli, si dhe këshilltarët e nëndegës Saraj, morën pjesë në provat gjenerale të valltarëve të ansamblit “Drita e Dervenit”, para paraqitjes së tyre madhështore në Turqi

Ky ansambël, i përbërë nga djem e vajza të talentuar, është shembull i përkushtimit dhe dashurisë për kulturën kombëtare. Me elegancë, pasion dhe mjeshtëri, ata mbajnë gjallë traditën shqiptare dhe e prezantojnë Sarajin e gjithë kombin tonë në skenat ndërkombëtare.

“Komuna jonë do të qëndrojë gjithmonë në krah të tyre, duke i mbështetur fuqishëm këta ambasadorë të artit dhe kulturës shqiptare. Me vallen e tyre, ata na bëjnë krenarë kudo në botë!”, u shpreh Ramadani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More