Blerant Ramadani: Me frymë bashkimi dhe vizion të përbashkët në Bojanë

nga Redaksia

Shkup, 12 tetor – Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, vazhdoi takimet me qytetarët, këtë herë në Bojanë, ku u prit me entuziazëm dhe energji pozitive nga përkrahësit e shumtë.

Në takim morën pjesë edhe personalitete të larta të partisë dhe përfaqësues të zonës, ndër ta: Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi – Zejd; Deputeti i zonës, Blerim Bexheti; Kandidati për kryetar të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Abdulselam Selami; Komandant – mësuesi, Rafiz Haliti; Kryetari aktual i komunës dhe bartësi i listës për Këshillin Komunal, Iljas Veseli; Kandidatja për Këshillin e Qytetit të Shkupit, Nezrane Rustemi.

Në fjalën e tij, Ramadani theksoi se rruga politike e AKI-së dhe e tij personalisht është ndërtuar mbi zhvillimin e qëndrueshëm, përmirësimin e arsimit dhe jetës sociale, si dhe mbi ruajtjen e dinjitetit kombëtar dhe bashkimin e qytetarëve në një vizion të përbashkët për të ardhmen e Sarajit.

“Bashkë do ta ndërtojmë Sarajin që e duam; me dinjitet, zhvillim dhe vizion për të ardhmen,” – u shpreh Ramadani, duke falënderuar Bojanën për mikpritjen, dashurinë dhe besimin e treguar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More