Blerant Ramadani : Vizitë në kompaninë “Eco Tehnix”, histori suksesi nga Saraji!

nga Redaksia

Shkup, 27 shtator – Kandidati për kryetar komune në Saraj, Blerand Ramadani njofton se bashkë me kryetarin aktual dhe bartësin e listës, Iljas Veselin, kishin nderin të vizitojnë nga afër kompaninë Eco Tehnix në Saraj, ndër të vetmet në rajon që prodhon kontejnerë inovativë me sistem të automatizuar, transmeton zhurnal.mk.

“Ky është një shembull i qartë se si vizioni, përkushtimi dhe puna e ndershme mund të sjellin sukses. Falënderojmë biznesmenin e suksesshëm, agën Sefedin nga Svillarja, i cili vendosi të investojë në tokën e tij dhe të krijojë vlerë të qëndrueshme për komunën tonë.

Eco Tehnix është dëshmi se investimet ekologjike dhe inovative janë rruga drejt një zhvillimi të qëndrueshëm, të pastër dhe modern. Si menaxhment i ardhshëm i komunës, angazhimi ynë është të jemi gjithmonë pranë çdo investitori që sjell projekte me vizion dhe ndikim pozitiv, për ta ngritur Sarajin në nivelin që e meriton.”, shkruan Ramadani

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More