Blerim Hyseni në krye të listës së BDI-së në Kumanovë

nga Redaksia

Shkup, 13 shtator – Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Kumanovë, ka shpallur listën fituese të kandidatëve për Këshilltarë në Komunën e Kumanovës.

“Kësaj here, BDI ka marrë një vendim historik duke e besuar bartjen e listës një figure mbipartiake dhe të respektuar: intelektualit, gazetarit dhe opinionistit politik Blerim Hyseni, një intelektual i dëshmuar që gëzon autoritet dhe besim të gjerë shoqëror, përtej partive politike.

Në krah të tij, në listën fituese të AKI-së, nga radhët e BDI-së janë përzgjedhur edhe personalitete të njohura si Shpresa Rexhepi, Shemsi Murati, Mentor Hamziu, Arlinda Xhemaili dhe shumë të tjerë, të cilët do të kontribuojnë fuqishëm në këtë garë.

Me këtë përbërje të fuqishme, BDI synon një fitore historike që do ti kthejë shqiptarët në faktor vendimtar në komunën e Kumanovës, duke ua kthyer dinjitetin shqiptarëve në përgjithësi.”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More