Blerim Sejdiu në Merovë: Një ditë e mbushur me mikpritje, dashuri dhe vëllazëri

nga Redaksia

Zhelinë, 13 shtator – Sot, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, vizitoi Merovën, duke ndarë momente të veçanta me banorët dhe duke përjetuar mikpritjen dhe bujarinë e tyre. Një ambient i ngrohtë dhe vëllazëror, ku çdo takim reflekton dashuri, respekt dhe ndjenja që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi.

“Merova ka shpirt, ka njerëz që e bëjnë çdo takim të veçantë,” – shkruan Sejdiu, duke përshkruar atmosferën e jashtëzakonshme që panë vizitorët.

Vizita e tij është një shembull i angazhimit për t’u afruar me komunitetin dhe për të forcuar lidhjet ndërnjerëzore, duke treguar se Merova nuk është vetëm një vend, por një komunitet ku njerëzit krijojnë lidhje të forta dhe kujdes për njëri-tjetrin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More