Poezi nga: Jack Kerouac
Përktheu: Fadil Bajraj
Jam sall qenie njerëzore me shumë
halle në zemër
Ambicia ime nuk ishte të jem dashnor
i madh,
por ç’të bësh meqë jam
Bile në ëndrra, të fejuarat
e njerëzve të tjerë
qihen me karin tim
E unë jam Kalv Fluturues
i Mien Mosë
Kur të mplakem
varri im do më kalbë
Ata që i doja qenë të krisur
duke mos e ditur përse
Kur të mplakem do gogësij
në Varr Shajaku