Boris Becker paralajmëron Lamine Yamal: Kujdes kur zgjedh miqtë!

nga D. V.

Lamine Yamal është një nga talentët më të mëdhenj të futbollit europian. Me vetëm 15 vjet, 9 muaj e 16 ditë debutoi me Barcelonën më 29 prill 2023, duke u bërë lojtari më i ri që vesh fanellën ‘blaugrana’. Vetëm 17 vjeç fitoi Europianin me Spanjën dhe tashmë  18 vjeç, është një nga kandidatët kryesorë për Topin e Artë, duke u renditur i dyti pas Dembélé.

Por jo të gjithë janë të qetë për të ardhmen e tij. Boris Becker, ish-tenisti gjerman dhe një nga më të mirët në historinë e Wimbledon-it, paralajmëron Lamine-n duke u bazuar në përvojën e tij personale. Në një intervistë për mediet angleze, Becker tha: “Lamine është i mrekullueshëm, po fiton gjithçka dhe është lojtari më i mirë i ri në botë tani. Më kujton vetem kur kisha 17 vjeç. Por me të më tingëllojnë alarmet.”

Becker i këshillon të zgjedhë me kujdes miqtë dhe njerëzit që e rrethojnë: “Ai vjen nga një familje e thjeshtë dhe tani pas sukseseve është i pasur bashkë me familjen e tij. Shumë njerëz do t’i afrohen nga interesi. Ka humbur privatësinë. I duhet të ketë dy-tre persona të besueshëm pranë, të zgjedhë miqtë me kujdes dhe të mbështetet te familja për të krijuar një rrjet sigurie.”

Becker paralajmëron se pa këtë kujdes, Lamine mund të përballet me vështirësi serioze në dhjetë ose pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme, pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm që ka.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More