Botërori 2026, Shqipëria dhe Kosova njohin sot rivalët në “Play-off”

nga D. V.

Shqipëria dhe Kosova pritet të njihen sot me rivalët e tyre në rrugëtimin drejt finaleve të botërorit “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) do të hedhi sot në mesditë shortin për të përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste që do të garojnë për një biletë në Kupën e Botës 2026. Shorti do të hidhet në selinë e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës.

Shqipëria dhe Kosova i mbyllën ndeshjet kualifikuese në vendet e dyta në grupet respektive, duke prerë një biletë për në fazën “play-off”, çka ndodh për herë të parë në historinë e të dyja kombëtareve.

Të dyja skuadrat janë në Vazon e Tretë dhe kanë shmangur një përballje mes tyre. Rivalët e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës në këtë pikë janë ekipet e vendosura në Vazon e Dytë: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki. Një nga këto katër emra do “peshkojnë” kuqezinjtë dhe një tjetër Dardanët.

Skuadra e Shqipërisë dhe Kosovës ndeshjen e parë do ta luajnë në transfertë dhe do të jetë ndeshje teke. Kjo pasi ekipet e vazos së dytë kanë koeficient më të lartë e kësisoj janë më të favorizuara në këtë turn. Ndeshja nëse mbyllet në barazim, do të vazhdojë me shtesë dhe nëse edhe gjatë kohës shtesë nuk ka fitues, fati i kualifikimit do të vendoset nga goditjet e 11-të metërshit.

Skuadrat fituese të këtij turni, në raundin tjetër nuk do të kenë më ndeshje teke, por do të luajnë dy ndeshje me sistemin vajtje-ardhje. Gjithashtu do ketë një short për ekipin që do jetë pritës, duke hequr favorin e renditjes në FIFA.

Gjysmëfinalet play-off luhen më 26 mars 2026 dhe finalet më 31 mars 2026.

Ndarja e vazove play-off për shortin
Vazo 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë
Vazo 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki
Vazo 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë
Vazo 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More