Bozhinovska: E ardhmja i përket zgjidhjeve energjetike të qëndrueshme dhe të sigurta

nga D. V.

Shkup, 28 tetor – Në Forumin e 14-të Ndërkombëtar për Energjinë, ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska, theksoi se e ardhmja i përket zgjidhjeve energjetike të qëndrueshme dhe të sigurta dhe se tranzicioni energjetik nuk është vetëm një proces teknologjik, por edhe shoqëror, që kërkon guxim dhe vizion afatgjatë. Ndërkohë Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në vend, deklaroi se për të siguruar qëndrueshmëri, gjithëpërfshirje dhe prosperitet për të gjithë, është e nevojshme të zhvillohet tregu.

“Më e rëndësishmja është të zhvillohet tregu. Sistemet energjetike të decentralizuara nuk janë më çështje zgjedhjeje, ato janë një vendim strategjik dhe sjellin qëndrueshmëri, kosto më të ulëta dhe pavarësi energjetike. Është koha për të ndjekur qëllime të guximshme, siç është heqja graduale e termocentraleve me qymyr dhe padyshim rritja e kapaciteteve për energji të qëndrueshme. Duhet të sigurojmë sisteme digjitale për përdorimin e të dhënave dhe të inteligjencës artificiale për planifikim, analizë dhe zbatim të politikave dhe projekteve të bazuara në prova”, deklaroi Armen Grigorjan – Përfaqësues i përhershëm i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Maqedoni. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More