Brad Pitt bleu shtëpi luksoze prej 12 milionë dollarëve në Hollywood Hills

nga D. V.

Aktori i njohur Brad Pitt ka blerë një super vilë në Hollywood Hills, Kaliforni, me një histori interesante dhe masa të shtuara sigurie. Lajmi u konfirmua të martën nga “The Post”.

Shtëpia është ndërtuar në stil spanjoll dhe ka gjithçka që mund të ëndërrojë një yll i Hollywood-it: 6 dhoma gjumi, 8 banjo, pishinë, vend për zjarr në ambient të jashtëm, kinema brenda në shtëpi, dhe kopsht me perime të freskëta.

Brad Pitt, i cili është 61 vjeç, e bleu këtë vilë prej 779 metrash katrorë nga kitaristi i grupit The Killers, Dave Keuning, dhe bashkëshortja e tij, Emilie.

Keuning e kishte blerë në vitin 2021 për rreth 9.6 milionë dollarë nga themeluesi i aplikacionit Grindr, Joel Simkhai, dhe më pas e nxori në shitje për gati 14 milionë dollarë – por Pitt e siguroi për 12 milionë.

Vila ofron pamje spektakolare që shtrihen nga qendra e Los Angeles-it deri tek Oqeani Paqësor.

Ndërtuar fillimisht në vitin 1989, ajo ndodhet në zonën elitare Outpost Estates, ku banojnë edhe emra të njohur si Orlando Bloom dhe Ben Affleck. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More