Branko Crvenkovski sërish në publik, shihet në shoqëri me ministrin Minçev dhe ambasadorin Zoran Popov

nga Xh M

Shkup, 7 nëntor – Ish-kryeministri, ish-presidenti i Maqedonisë dhe ish-lideri i LSDM-së, Branko Crvenkovski, është fotografuar pasditen e sotme në një restorant në Shkup, në shoqërinë e ministrit për Administratë Publike, Goran Minçev.

Minçev, aktualisht funksionar i lartë në partinë në pushtet ZNAM, dikur ka qenë sekretar i përgjithshëm i LSDM-së në periudhën kur Crvenkovski drejtonte partinë.

Në fotografinë e publikuar nga “Infomax”, bashkë me ta shihet edhe Zoran Popov, ambasadori aktual i Maqedonisë së Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Crvenkovski, i cili prej vitesh është tërhequr nga politika dhe rrallëherë shfaqet në publik, kohëve të fundit është parë disa herë në shoqëri të figurave aktuale politike.

Më herët, ai ishte fotografuar në Ohër, në një restorant bashkë me kryetarin e vjetër dhe të ri të qytetit, Kiril Pecakov nga VMRO-DPMNE, ndërsa një ditë pas zgjedhjeve u shfaq një tjetër fotografi e tij me aktivistë të LSDM-së në Kërçovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More