Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit e pajisur me automjet të ri modern dhe dron për shuarje të zjarreve

nga D. V.

Shkup, 10 qershor – Brigada për mbrojtje kundër zjarreve e Qytetit të Shkupit prej sot do të disponojë me automjet të ri modern dhe unikat tërësishzt të zhvilluar në Maqedoni dhe dron për shuarjen e zjarreve, ndërsa janë promovuar edhe gjenerata e re e zjarrfikësve.

Vllatko Nikollovski, koordinator i prohektit të Brigadës në prezantimin e sotëm të projektit “Shuarje e zjarreve me përdorim të teknikave moderne” e prezantoi automjetin bashkëkohor, si dhe dronin e ri për shuarje të zjarreve

“Nëse do të vazhdonim të ankoheshim, do të mbeteshim pa automjete, pa qendra dhe pa mundësinë që disa prej jush të gjenin vendin e tyre në fushën e zhvillimit të dronëve dhe mbrojtjes nga zjarri. Sot do të prezantojmë automjetin e parë të zhvilluar plotësisht maqedonas që është unik dhe universal, i bërë falë njohurive 30-vjeçare të ekipit komandues të Brigadës së Shkupit, falë komandantit dhe ekipit të tij. I gjithë zhvillimi u bë pa asnjë fondacion qeveritar, joqeveritare apo fonde, ne e zhvilluam atë në mënyrë të pavarur, së pari për t’i provuar vetes se Maqedonia mund të zhvillojë një automjet të lëvizshëm dhe të fuqishëm, e më pas një automjet shumë të shpejtë dhe shumë më të madh për zjarret në pyje që është më i lehtë për t’u prodhuar. Në të njëjtën kohë, ne ishim të parët në Evropë dhe Amerikë që zhvilluam një dron për shuarjen e zjarreve, i cili ka treguar rezultate fenomenale shumë herë deri më tani”, tha Nikollovski.

Theksoi se automjeti është ekonomik dhe i thjeshtë për t’u mirëmbajtur dhe se fuqia e dronit është se mund të intervenojë për më pak se 20 sekonda

Komandanti i brigadës zjarrfikëse Xvnonko Tomevski në prezantimin e sotëm të projektit “Shuarja e zjarreve me përdorim të teknikave moderne” i dëshiroi mirëseardhje ekipit të ri të zjarrfikësve.

“Këtu keni mundësinë t’i shikoni kolegët që i kanë kaluar të gjitha testet dhe tani janë pjesë e njësitit tonë, të cilët me padurim i presim që të kyçen në aktivitetet tona punuese”, porpositi komandanti.

Lidhur me Planin operativ të Qeverisë për punësim të zjarrfikësve në periudhën e verës ai vlersoi se nuk kanë informacion, por shprehu shpresë se do të jenë në dobi krahasuar me intervenimet.

Informoi se njësiti momentalisht numëron 203 të punësuar, ndërsa pas sistematizimit në suaza të regjistrimit të ri janë parashikuar 404 të punësuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More