Britania e paralajmëron Izraelin që të mos hakmerret për njohjen e shtetësisë palestineze

nga D. V.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ka thënë se e ka paralajmëruar Izraelin që të mos aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor si hakmarrje për njohjen e shtetësisë palestineze nga Britania.

Kryediplomatja britanike foli me televizionin BBC para se të merrte pjesë në një konferencë të hënën në Nju-Jork, ku Franca dhe disa shtete të tjera evropiane pritet të marrin një vendim të ngjashëm, raporton televizioni BBC.

Në atë që ishte ndryshim domethënës në politika, kryeministri britanik, Keir Starmer, e njoftoi të dielën njohjen e një shteti palestinez nga Britania, bashkë me Kanadanë, Australinë dhe Portugalinë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i dënoi këto vendime, duke thënë se ato i japin “një shpërblim të madh terrorizmit”.

Kur u pyet nga televizioni publik britanik nëse ajo është e shqetësuar se Izraeli do ta bëjë këtë deklaratë pretekst për aneksimin e disa pjesëve të Bregut Perëndimor, zonja Cooper tha se i ka bërë të qartë homologut izraelit se ai dhe qeveria e tij nuk duhet të bëjnë një gjë të tillë.

“Ne kemi qenë të qartë se ky vendim që ne po e marrim ka të bëjë me mënyrën më të mirë për ta respektuar sigurinë për Izraelin si dhe sigurinë për palestinezët” – tha më tej sekretarja britanike.

“[Ky vendim] ka të bëjë me mbrojtjen e paqes dhe të drejtësisë dhe mënyrë jetike me sigurinë për Lindjen e Mesme dhe ne do të vazhdojmë që të punojmë me secilin në mbarë rajonin me qëllim që të jemi në gjendje për ta bërë këtë” – shtoi zonja Cooper.

Sipas saj, ekstremistët nga të dyja palët po synojnë që të braktisin çfarëdo perspektive për një zgjidhje me dy shtete, të cilën Britania ka detyrim moral që ta ringjallë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More