Shkup, 18 shtator – “Kam pasur privilegjin të dëshmoj përkrahjen dhe angazhimin Tuaj të vazhdueshëm në mbështetje të rrugëtimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit në tërësi. Ky vizion i përbashkët ka shërbyer si frymëzim dhe udhërrëfyes për forcimin e perspektivës sonë euroatlantike.
Shpreh gëzimin tim të sinqertë për suksesin e Republikës së Shqipërisë në këtë drejtim, ndërkohë që mbetem i bindur se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian përbën një nevojë strategjike pa alternativë.
Ju përcjell urimet më të përzemërta për rizgjedhjen Tuaj dhe shumë suksese në përmbushjen e përgjegjësive të larta shtetërore.”, uron Osmani.