Burgim i përjetshëm për dy persona për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

nga D. V.

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur në periudhën ndërmjet 9 janarit dhe 8 prillit të vitit 2021.

Gjatë kësaj kohe, dy vëllezërit kishin planifikuar vrasjen e Rexhepit me synimin për të përfituar nga pasuria e tij.

Sipas aktakuzës, Jeton Vllasaliu, më 08.04.2021, Bedri Rexhepin e dërgon në fshatin Vllasali, në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu, pasi paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij.

Gjithnjë sipas aktakuzës, me të arritur te shtëpia e të pandehurit, Jeton Vllasaliu në mënyrë tinëzare e vret Bedri Rexhepin duke menduar që ky i fundit ka shumën e caktuar të parave.

Pastaj, i pandehuri e kishte thirrur në telefon Nexhat Vllasaliun, i cili i kishte dalë në ndihmë, duke e marrë me veturën e tij personale nga vendi ku Jeton Vllasaliu kishte fshehur veturën e të ndjerit.

Me këtë veprim, sipas dosjes së Prokurorisë, Nexhat Vllasaliu kishte ndihmuar në kryerjen e veprës penale.

Me këto veprime të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë, si dhe veprën penale – dëmtim i varreve apo kufomave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More