Buta dhe Noizy sjellin këngën e re “I kom pa”

nga D V

Buta dhe Noizy kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

“I kom pa” mban titullin kënga, të cilën e kanë realizuar edhe me videoklip.

Dyshja e famshme shqiptare vijnë me një interpretim të mahnitshëm në stilin e tyre të veçantë.
Foto: Screenshot/YouTube

Për muzikën u përkujdes Bo Beats me producim të kompletuar nga Besnik Berisha.

Kënga po ashtu u punua në studion e Uptoën Entertainment.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky projekt tani ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga fansat e publiku.

Buta dhe Noizy shquhen për mënyrën se si shfaqen dhe për realizimin e projekteve, duke i qëndruar besnik stilit muzikor që nga fillimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More