Cak i sulmeve në shtëpi, Jozi reagon: Lori jam me ty – kur frika e luanit zhduket, hienat tentojnë të shndërrohen në mbretëresha

nga D V

Loredana Brati këto ditë në Big Brother VIP Albania 4 ka qenë cak i sulmeve nga të tjerët.

Ajo ka pasur përplasje të shumta me banorët, e veçanërisht me femrat e asaj shtëpie.

Ndonëse ka ngelur pa partnerin e saj, Jozin, në lojë – ai po e mbron nga jashtë atë.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti përmes një fjalie thotë se po vërehet mungesa e tij në atë reality shou, sidomos për të qenë krah Lorit.

“Me Lorin. Kur frika e Luanit zhduket, hienat tentojnë të shndërrohen në mbretëresha”, ka shkruar ai.

Lori nga ana tjetër u zbeh pak nga marrëdhënia me Jozin pas intervistave që iu publikuan në BBVA.

Ajo nuk kuptoi ngjarjet që po ndodhin jashtë, derisa do të sqarohet me Jozin pas daljes nga ky format.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More