Fabio Capello mendon se Interi, Arsenali dhe Manchester City do të jenë kundërshtarët më të rrezikshëm të Real Madridit në Ligën e Kampionëve këtë edicion.
Trajneri i mirënjohur, Capello parashikoi sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve në një intervistë për mediumin italian La Gazzetta dello Sport.
“City ka gjithçka për të bërë mirë. Ata kanë përvojë, vendosmëri dhe cilësi, dhe Haaland është në dukje më i mirë se sezonin e kaluar”.
“Pastaj unë them Interin. Ata kanë potencialin për të qenë konkurrues në të gjitha frontet. Ata kanë thellësi në skuadër dhe një mentalitet të fortë. Ata mund të shkojnë deri në fund pas finales së Stambollit dhe Scudettos”.
“Më pas, Arsenali dëshmoi se mund të konkurronte me Manchester Cityn. Ata mund të fitojnë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve”, përfundoi italiani.
