Cardi B u shfaq me një pamje të re dhe të ngjashme me stilin e Kim Kardashian, gjatë një udhëtimi në Paris për fundjavën e 4 korrikut.
Reperja 32-vjeçare, e cila po kalon një divorc të tensionuar me Offset, veshi një fustan ngjyrë blu me prerje të ngushtë dhe të shkurtë, duke treguar format e saj trupore.
Stili i saj, që kujtonte një fustan të ngjashëm të Kim-it në Oscarët e 2022, përfshinte edhe flokët e kapur në një bisht të ulët dhe grim me tone neutrale, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Cardi ka akuzuar publikisht Offset se nuk ka kontribuar financiarisht për fëmijët që nga ndarja.
Ajo tregoi se mbulon vetë të gjitha shpenzimet – që përfshijnë tarifa të larta për shkollim, dado dhe mësime private, duke përmendur se vetëm shoferi i fëmijëve paguhet 10,000 dollarë (afërsisht 9,200 euro) në muaj.
Në një mesazh të drejtpërdrejtë në X Spaces, Cardi tha se Offset nuk ka marrë asnjë përgjegjësi financiare dhe madje po kërkon mbështetje bashkëshortore: “Kiari, a të kam kërkuar ndonjë gjë? Ti je ai që kërkon ndihmë tani”.
