Cardi B thotë se do ta mbyste Offset nëse do të ishin ende bashkë

nga D. V.

Një ditë pasi njoftoi publikisht romancën e saj të re me Stefon Diggs, Cardi B u shpreh e sinqertë për mënyrën e saj të të menduarit tani krahasuar me kohën kur ishte me reperin e Migos.

“Nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë sa e lodhur isha. Sa e lodhur, sa e rraskapitur mendërisht isha”, u tha ajo fansave në X.

“Nuk mund të haja. Më dhembte shpesh koka. Po humbisja mendjen, fjalë për fjalë”.

Offset dhe Cardi B

Cardi B zbuloi se do ta kishte “vrarë” Offset nëse do të ishin ende bashkë, duke përmendur “gënjeshtrat e vazhdueshme, shantazhin ndaj njëri-tjetrit” dhe “tradhtinë” që çuan në ndarjen e tyre.

“Isha shumë e dëshpëruar, për shkak të gënjeshtrave, dramës së vazhdueshme. Zgjohesha çdo mëngjes paranojake”, tha ajo.

Reperja pohoi se edhe menaxherët e saj ishin të shqetësuar për shëndetin e saj mendor dhe donin që ajo të takohej me një terapist.

Cardi B theksoi se provoi terapinë dhe u përpoq të pajtohej me Offset, por në fund vendosi të vazhdonte jetën.

Tani, reperja e “Yellow Bodak” ndihet shumë më mirë dhe e lumtur me marrëdhënien e saj të re me Diggs.

“Jam në një gjendje ku jam shumë e lumtur tani dhe ndihem sikur po zvarritem. Është sikur po mësoj si t’i bëj gjërat”, tha ajo.

“Takimet me dikë janë të reja për mua dhe më është dashur shumë kohë që t’i hapesha dikujt”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More