Çerdhet në Likovë, Haraçinë dhe Çair, Limani: Nuk e di pse nuk hapen, ka dy muaj që i kam nënshkruar pëlqimet

nga D V

Shkup, 20 shkurt – Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani thotë se nuk e di arsyen se pse edne nuk janë hapur çerdhet tashmë të ndërtuara në Likovë, Haraçinë dhe Çair, shkruan TV21. Limani tha se tash e dy muaj ka nënshkruar pëlqimet edhe për punësime por edhe për hapje të të njëjtave.

“Çerdhet, i kanë pëlqimet ata edhe për punësimet edhe për hapjen, i kam nënshkruar, ka dy muaj dmth dhe unë nuk e di arsyen se pse nuk i hapin ata. Ju dmth tani i fajësoni komunat se nuk funksionojnë, apo? Jo nuk fajësoj asnjë njeri, unë procedurën e kam përshkruar, i kam nënshkruar edhe pëlqimet, u janë ofruar atyre. Arsyet se pse nuk hapen çerdhet, është çështje me të cilën edhe për të cilën duhet të japin shpjegim ata”, tha mes tjerash Limani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More