Çfarë mesazhi dërgon Taravari, rikthen foton me “Ndryshimin”!

nga Redaksia

Shkup, 15 qershor – Në ora 2 pas mesnate, Arben Taravari ka ndryshuar foton e profilit duke vendosur foto nga fushata “Ndryshimi vazhdon”. Këto foto, pas daljes nga Qeveria, Taravari i kishte fshirë. A është kjo një kërcënim për BDI-në, sinjal për rikthim në Qeveri apo një tentim për të rritur pazarin?

Sipas informatave jozyrtare, Taravari është zhgënjyer nga ndarja e komunave në Frontin Europian dhe nga ndarjet që i kanë shpërthyer brenda grupacionit të tij. Pasi i ikën dy deputetë dhe shumë anëtarë të kryesisë e kryetarë degësh, mësohet se FE i ka dhënë Taravarit vetëm 3 komuna, prej të cilave vetëm një urbane. /InfoShqip.com

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More