Henrikh Mkhitaryan bëri shaka me gazetarët jashtë kamerave se nëse do të mbathte një numër më të vogël këpucësh, do t’i ishte pranuar goli gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Interit të mërkurën në mbrëmje.
Në njërën nga ndeshjet e sezonit, Barcelona dhe Interi përfunduan me rezultatin e barabartë 3-3 në një mbrëmje argëtuese në ‘Montjuic’.
Marcus Thuram hapi serinë e rezultatit pas 30 sekondash, Denzel Dumfries dyfishoi epërsinë 20 minuta më vonë, por Barcelona u rikthye me anë të Lamine Yamal dhe Ferran Torres para përfundimit të pjesës së parë. Dumfries shënoi përsëri dhe Raphinha detyroi Yann Sommer të shënonte një autogol të pafat në mes të pjesës së dytë.
Interi e futi e topin në rrjetë për herë të katërt falë Mkhitaryan, por ai u gjykua si pozicion jashtë loje për shkak të gjatësisë së një gishti të këmbës pas një rishikimi të gjatë të VAR-it.
Armeni i tha mediumit Amazon Prime se “mund ta mendojë këtë për gjithë jetën”, duke iu referuar vendimit për pozicion jashtë loje.
Sipas gazetarit të Amazon pranë fushës, Alessandro Alciato, Mkhitaryan bëri shaka edhe jashtë kamerave: “Unë mbath këpucë me numër 43, nëse do të mbathja numër 40, goli im nuk do të kishte qenë jashtë loje”.