Chelsea do të marrë vendimin për Sanchon në maj, pas anglezit janë vënë tre skuadra

nga D. V.

E ardhmja e Jadon Sanchos vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Chelsea apo do të largohet në fund të sezonit.

Sulmuesi anglez iu bashkua londinezëve si huazim nga Manchester United, me Chelsean që e ka obligim blerjen përfundimtare.

Chelsea do të marrë një vendim në maj në lidhje me të ardhmen e Jadon Sanchos , me klubin që ose do të nënshkruajë përgjithmonë anësorin për 25 milionë funte ose do ta kthejë atë në Manchester United për vetëm 5 milionë funte, sipas Fabrizio Romano .

Sancho, aktualisht i huazuar në Stamford Bridge, nuk ka bërë përshtypje gjatë kohës së tij me Blutë.

Prioriteti aktual i Chelseat është sigurimi i një vendi në Ligën e Kampionëve dhe çdo vendim përfundimtar, përfshirë të ardhmen e Sanchos, do të merret në fund të sezonit.

Nëse nuk qëndron te Chelsea, për Sanchon interesim kanë shprehur disa skuadra angleze përfshirë Newcastle United, West Ham United dhe Wolverhampton Wanderers.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More