Chelsea refuzon dy oferta për yllin e skuadrës

nga D. V.

Marc Cucurella cilësohet si i paprekshëm nga Chelsea, pasi klubi londinez ka refuzuar tashmë dy oferta të larta për të.

Mbrojtësi i majtë spanjoll 27-vjeçar, i cili luajti një rol vendimtar në triumfin e Spanjës në Euro 2024 dhe në fitoren e Chelseat në Kupën e Botës për Klube, e ka forcuar rolin e tij në Stamford Bridge.

Pavarësisht një oferte prej 70 milionë eurosh nga Al-Nassr, e nxitur nga kërkesa e Cristiano Ronaldos pas transferimit të Joao Felix, dhe interesit nga një klub tjetër i paidentifikuar, Chelsea mbetet i vendosur.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, Chelsea ka refuzuar dy oferta nga klube të huaja për Marc Cucurellan, i cili konsiderohet i pa-shitshëm nga trajneri Enzo Maresca.

Shkathtësia dhe forma e tij e bëjnë atë të domosdoshëm, me Marescën që refuzoi çdo transferim para afatit të transferimeve në gusht 2025.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More