Çitaku: Ish-ushtarët e arrestuar në Serbi s’janë pa atdhe, Qeveria të reagojë

nga D. V.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-ushtarëve të UÇK-së në Serbi, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka kërkuar që Qeveria në detyrë të tregojë më shumë angazhim për lirimin e ushtarëve të Kosovës që po mbahen në burgjet serbe.

“Ka edhe ushtarë të tjerë që mbahen në burgjet e Serbisë. Qeveria në largim duhet të jetë më aktive. Misionet tona diplomatike duhet të jenë më të angazhuara për t’i përdorur mekanizmat ndërkombëtarë për lirimin e tyre”, deklaroi Çitaku gjatë hyrjes në Kuvend të mërkurën.

Ajo gjithashtu kritikoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke thënë se në vend që të merret me “beteja të vogla të brendshme”, duhet të përqendrohet në trajtimin me dinjitet të ushtarëve të ndaluar.

“Ata njerëz nuk janë pa atdhe, dhe nuk duhet të trajtohen si të tillë”, ka thënë Çitaku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More