Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pa çka Sekretarja e saj Vlora Çitaku tha se nuk do të bëhen pjesë e një seance të jashtëligjshme përmes të cilës Vetëvendosje po tenton ta përdorë si fasadë për të mbuluar dështimet, raporton Ekonomia Online. Ajo e ka ritheksuar edhe vendimin e PDK-së që do të votojnë kundër mandatarit për kryeminsitër.
“Këta e njohin veç politikën e mashtrimit e nënshtrimit. E PDK nuk shantazhohet e as nuk nënshtrohet”, tha Çitaku.
Ajo hedhi kritika ndaj VV-së.
“Edhe po të mos ishte skemë e radhës për të mbuluar krizën të cilën po e fusin vendin Qeveria në ikej është e paligjshme dhe tërësisht në kundërshtim me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Ju dhe ne jemi dëshmitarë që për 10 muaj Kosova është mbajtur eng. Prej 10 muajsh vendi është zhytur në llokim institucional. Për 10 muaj qytetarët presin Qeveri të re, Parlament funksional, komisione pune e shtet normal. Fatkeqësisht nuk kemi asnjëherë. Rrjedhimisht Republika e Kosovës e ka humbur tërësisht vitin 2025. Kosova dhe qytetarët e saj nuk e kanë pasë këtë luks. Përkundrazi ne kemi pasë nevojë për një vit dinamik, produktiv si asnjëherë më parë. Dhe kush e bëri këtë bllokim? Partia që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, e cila ka zgjedhur ta përdorë rezultatin jo për të qeverisur por për të zvarritur, manipuluar proceset dhe për të konsumuar çdo afat ligjor në mënyrë që të i shmanget përgjegjësisë. Kjo seancë që do të mbahet është farsë, është turp politik. Nuk është zgjidhje por tentim me mbuluar dështimin. Ajo që po shohim sot është e dukshme. Kur vjen puna me kriju institucione e për të kryer punë kemi zvarritje e manipulim afatesh nga lëvizja Vetëvendosje. Kur vjen puna për t’i ikur përgjegjësisë, nxitim i çuditshme, madje duke shkelur rëndë rendin kushtetues.”, tha ajo,
Më tej Çitaku tha se “Dua të jem e qartë, PDK nuk do të jetë pjesë e një seancë të paligjshme. Nuk do të bëhemi fasadë për mbulim të dështimeve sepse nuk është thirrë për qytetarët, për të miratuar ligje e komisione. Por për ‘i shpëtuar fajit që një pushtet për 10 muaj ka refuzuar të marrë vendime,. Të krijojë dialog e të krijojë shumicë e të bëjë Qeverinë. Thirrjet për të shkelur ligjin dhe kushtetutën nuk janë zgjidhje as për vendin, as për Kuvendin e as për demokracinë. Por janë derë e hapur për kaos e precedent i rrezikshëm që dëmtojnë themelet e shtetit ligjor. PDK nuk do të behet pjesë e kësaj rruge”.
