Shkup, 27 shtator – Në pritje të zgjedhjeve lokale, fushata zyrtare e të cilave do të fillojë pas disa ditësh, Ekipi i Monitorimit i CIVIL-i ka regjistruar disa raste të abuzimit të fëmijëve dhe të miturve në aktivitete politike.
Abuzimi politik i fëmijëve është rreptësisht i ndaluar me ligj! Neni 12, paragrafi 4 i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve thotë qartë: “Abuzimi i fëmijëve për shkak të organizimit dhe veprimit politik ose fetar është i ndaluar”.
CIVIL-i kujton se çdo fëmijë ka të drejtë për një fëmijëri dinjitoze dhe të lumtur, të lirë nga betejat e përditshme politike. Vendi i fëmijëve është jashtë politikës! Në vend të abuzimit, partitë politike dhe mbështetësit e tyre duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e më të vegjëlve.
Shteti dhe institucionet janë të detyruara të sigurojnë kushte për zhvillim të shëndetshëm, normal dhe dinjitoz të fëmijëve – fizik, mendor, shpirtëror dhe social.
CIVIL-i edhe një herë u bën thirrje institucioneve, partive, mediave dhe prindërve: të ndalojnë menjëherë përfshirjen e fëmijëve në politikë. Institucionet duhet të reagojnë me sanksione vendimtare kundër të gjithë atyre që përpiqen t’i përdorin fëmijët për qëllimet e tyre politike.
Mbrojtja e fëmijëve është një detyrim ligjor dhe abuzimi duhet të ndalet – menjëherë!
