“Çka po këqyrë?” – sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

nga D V

Një situatë jo e këndshme ndodhi sot, pas ceremonisë së varrimit të reperit, Mentor Palokaj.

Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Demos, disa persona u përfshinë në gati përleshje fizike, pas asaj të dukshme verbale.

Bazuar po ashtu në këto raportime, aty u dëgjuan sharje dhe po ashtu ofendime.

“Çka *** po këqyrë”, ishin fjalët të cilat u dëgjuan në këtë fjalosje.

Nuk dihet se kush ishin personat të cilët u përfshinë dhe shkaku që çoi në këtë situatë jo të këndshme.

E gjitha ndodhi në sy të reperit Unikkatil, i cili ishte po ashtu i pranishëm.

Varrimi i Mentor Palokajt u bë sot në varrezat e Gurakocit në Istog.

Ai u gjet i vdekur të dielën në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Rrethanat që çuan deri tek vdekja e tij ende nuk janë bërë të ditura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More