Debat publik për Propozim-Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për zbatimin e sanksioneve

nga D. V.

Shkup, 26 shtatëror – Shoqata për të drejtë penale dhe kriminologji të Maqedonisë, Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Shoqata Penologjike e Maqedonisë, sot në ASHAM, organizojnë debat publik për Propozim-Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për zbatimin e sanksioneve.

Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për zbatimin e sanksioneve është publikuar në ENER më 27 qershor 2025 (https://ener.gov.mk/Default.aspx?item=pub_regulation&subitem=view_reg_detail&itemid=107906). 

Siç theksohet në kumtesën për ngjarjen, bëhet fjalë për një Ligj veçanërisht të rëndësishëm duke e marrë parasysh faktin që me Ligjin për zbatimin e sanksioneve rregullohet zbatimi i sanksioneve të shqiptuara për vepra penale dhe kundërvajtje. Me vendimet e propozuara do të sigurohen kushte për efikasitet dhe ekonomi më të madhe në punë, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër mundësohet tejkalim i të gjitha sfidave serioze me të cilat përballen subjektet e interesuara.

 Nga debati publik do të nxirren konkluzione në drejtimin e avancimit të tekstit të Propozim-ligjit.

Në debat do të marrin pjesë shkencëtarë dhe praktikues të shquar në praktikë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More