Debate të hapura publike për Draft-Rregulloren dhe Draft-udhëzimin e ASHMAA

nga D. V.

Shkup, 22 korrik – Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale njoftoi sot se në seancën e 5-të të mbajtur më 21 korrik të vitit 2025 miratoi  Draft-Udhëzimin për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për konfirmimin e raporteve për reklamim politik të emituar të paguar.

“Agjencia u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre të marrin pjesë në debatin publik për Draft-Udhëzimin dhe të njejtat në formë të shkruar t’i dorëzojnë përmes rrugës elektronike në e-adresën contact@avmu.mk.  Debati publik do të zgjasë 45 ditë, deri më 5 shtator të vitit 2025″, citojnë nga ASHMAA.

Në seancën e njejtë Këshilli i Agjencisë ka marrë edhe Draft-Rregullore për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Agjencia u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre të marrin pjesë edhe në debatin publik për Draft-Rregulloren dhe të njejtat në formë të shkruar t’i dorëzojnë përmes rrugës elektronike në e-adresën contact@avmu.mk.

Debati publik, në lidhje me Draft Rregulloren, siç kumtojnë nga ASHMAA, do të zgjasë 30 ditë, deri më 20 gusht të vitit 2025. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More