Decentralizimi, një ndër kushtet kryesore të VLEN për marrëveshjen qeverisëse me VMRO?!

nga Xh M

Shkup, 5 qershor – Kanë vazhduar negociatat për formimin e qeverisë së re edhe gjatë kësaj jave mes VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN por që akoma po mungon finalizimi i marrëveshjes.

Burime në palët koalicionuese bëjnë me dije se një nga çështjet që po e zvarrit finalizimin e marrëveshjes është çështja e decentralizimit të pushteti, një çështje që me ngulm po kërkohet nga përfaqësuesit e VLEN në bisedime.

Dallimi zhvillimor dhe ekonomik mes regjioneve të priviligjuara nga qeveritë e kaluara dhe regjioneve me shumicë shqiptare është rritur në hapa galopant si pasoj e mungesës së decentralizimit fiskal, gjë e cila edhe pse është premtuar nga qeveria shqiptare në pushtet ajo kurrë nuk është realizuar.

Kujtojmë që çështja e decentralizimit ka qenë një nga zotimet edhe në program të koalicionit VLEN gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More