Deklarata për zgjedhjet e propozuar nga kryetari i kuvendit nuk është nënshkruar vetëm nga grupi parlamentar i partisë “E majta”

nga D. V.

Shkup, 9 shtator – Deklarata për zgjedhje demokratike të drejta, të lira dhe demokratike të cilën e propozon kryetari i Kuvendit, ndërsa e cila do të gjendet në rend dite në seancën plenare të caktuar për datën 12 të këtij muaji, nuk është nënshkruar vetëm nga grupi parlamentar i partisë “E majta”. 

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi është i kënaqur dhe shpreson se deklarata do të arrijë te secili deputet që të ketë zgjedhje lokale të drejta dhe demokratike. Deri më tani, siç thotë, nuk ka vërejtje për Propozim-deklaratën. 

“Si Kuvend bëjmë gjithçka që mundemi që të ketë betejë politike, e jo incidente. Zgjedhjet janë indikatori më i mirë për demokracinë në një shoqëri. Pas aq shumë viteve nga pavarësia, është turp të flasim për incidente. Bëj thirrje për zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe secili të mbajë përgjegjësinë”, tha Gashi në takimin e sotëm me gazetarët. 

Përveç deklaratës, në mbledhjen plenare më 12 të këtij muaji, do të gjenden edhe pyetjet e deputetëve. Nga ana e Kuvendit është kërkuar nga Qeveria që në seancat për pyetje të deputetëve të marrin pjesë ministrat që të mund të përgjigjen. Siç thotë Gashi, për këtë ka biseduar edhe me kryeministrin Mickoski i cili është pajtuar me kërkesën duke theksuar se ai si kryeministër me praninë e tij në seancat jep shembull se duhet të marrin pjesë edhe ministrat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More