Delegacioni i udhëhequr nga shefi i Shtatmadhorisë, Lafçiski u takua me guvernatorin e Vermontit dhe vizitoi universitetin “Norviç”

nga D. V.

Shkup, 29 korrik – Delegacioni i Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes udhëhequr nga shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-majori Sashko Lafçiski i cili po qëndron në Vermont të SHBA-së, zhvilloi takim me guvernatorin e këtij shteti federal, Fil Skot. Lafçinski u shoqërua nga sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Ristova ndërsa në takim mori pjesë dhe komandanti i Gardës kombëtare të Vermontit, gjeneral major Gregori Najt.

Siç informon Shtatmadhoria e armatës, gjatë takimit i cili u zhvillua dje u diskutua për përfitimet e Programit të partneritetit në tre dekadat e fundit ku siç thekson Shtatmadhoria, “realizohet përmes një game të gjerë aktivitetesh, siç janë: kryerja e stërvitjeve dhe stërvitjeve të përbashkëta, konferencave, vizitave në baza ushtarake, qendrave shkollore dhe institucioneve në SHBA, seminareve etj.

“Në mënyrë shtesë, u theksua kontributi i jashtëzakonshëm i komandantit të Gardës kombëtare të Vermontit, gjeneral-majori Najt i cili gjatë mandatit të tij ka rol kyç për zhvillimin dhe suksesin e këtij programi”, theksohet në kumtesën e Shtatmadhorisë.

Në kuadër të aktiviteteve, delegacioni i Maqedonisë zhvilloi takim me komandantin e Universitetit “Norviç”, gjeneral brigade Villiam MekKolla gjatë vizitës në këtë institucion të lartë arsimor-ushtarak.

“Rinovimi i programit për shkëmbimin e studentëve midis Armatës dhe Universitetit ka qenë në fokus të bisedës. Ky program ka luajtur rol të rëndësishëm në përforcimin e partneritetit midis dy vendeve dhe në mbështetjen e zhvillimit profesional dhe akademik të udhëheqësve të ardhshëm ushtarakë. Ai mbetet mekanizëm kyç në përpjekjet për të thelluar lidhjet institucionale dhe për të promovuar ndërveprimin”, kumtoi Shtatmadhoria e ARM-së.

Gjatë ditës, delegacioni vizitoi edhe Qendrën rajonale për gatishmëri dhe teknologji rajonale “Nortfild”, ku u prezantua angazhimi i qendrës në fushën e operacioneve të informacionit dhe sigurisë kibernetike në vendin tonë.

“Në atë rast, gjenerali Lafçiski theksoi se ‘përvoja dhe ekspertiza e qendrës paraqesin mundësi unike për ndërtimin e kapaciteteve në këtë fushë’, duke marrë parasysh se përforcimi i rezistencës kibernetike është përparësi e mbrojtjes kombëtare që është në përputhje me parimet e mbrojtjes kolektive të NATO-s dhe angazhimin e Aleancës për mbrojtjen kibernetike”, theksohet në kumtesë.

Në këtë shtohet dhe se në ditët në vijim delegacioni do të marrë pjesë në “disa prezantime dhe vizita në institucione dhe objekte me interes të ndërsjellë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More