Shkup, 4 korrik – Komunikacioni në rrugët shtetërore në mëngjes zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informon se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.
“Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë koha e pritjes në “Bogorodicë” është 20-30 minuta, në Tabanoc 20-30 minuta në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, kumtoi LAMM.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës së vendosur dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka malore ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.
“Kjo veçanërisht vlen për akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë”, citon LAMM.