Shkup, 8 korrik – Deri në orën 12:30 janë regjistruar 10 zjarre në ambient të hapur, nëntë prej të cilave janë aktive, ndërsa një është lokalizuar, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Sipas QMK-së, zjarret janë aktive në komunën e Prilepit – f. Beshishte (në pyll të përzier), komuna Makedonski Brod 1 – midis f. Creshnevë dhe f. Sllatin (pyll lisi dhe shkurre), komuna Makedonski Brod 2 – f. Samakovë, komuna e Velesit – ish fabrika Porcelanka (bimësi e ulët), Komuna e Çashkës – nën “Solunska Glava”, Burimet e Babunës – “Babina Dupka” (vetëm tym në zonë shkëmbore), Komuna Probishtip – f. Petërshino (bimësi e ulët dhe kashtë), Komuna Çuçer Sandevë – midis f.Bllacë dhe Çuçer (pyll i përzier dhe bimësi e ulët), komuna Shuto Orizarë – Hoteli Nju-Star (deponi) dhe Komuna e Dojranit – f. Nikoliq (pyll i ulët).
Është lokalizuar zjarri në komunën e Dellçevës – deponia e qytetit (deponia).
