Komuna e Gjilanit njofton se gjatë seancës së Kuvendit Komunal, ka dështuar të futet në rend dite votimi i komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ka dështuar, për të dytën herë, votimi për themelimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave.
Sipas tij mandatet e drejtorëve aktual, skadojnë më 13 qershor. Komisioni i propozuar tash e dy muaj, ka këta anëtarë: Arsim Bejtullahu – drejtor në SHFMU “Abaz Ajeti”, Luan Kastrati – zyrtar në DKA. Një përfaqësues i propozuar nga MAShTI.
“Kam shpresuar shumë në reflektim të shpejtë për të mos bllokuar procesin jetik për shkollat”, tha kryetari Hyseni.